Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 66, datë 14 prill 2020

Më datë 18.03.2020, me vendimin nr. 45, ERE vendosi të rinovojë licencën e shoqërisë Albanian Energy Supplier sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 37/2015, për një afat 5-vjeçar, duke filluar vlefshmërinë e saj nga data 19.3.2020.

Më datë 18.03.2020, me vendimin nr. 46, ERE vendosi të rinovojë licencën e shoqërisë Albanian Energy Supplier sh.p.k., në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 38/2015, për një afat 5-vjeçar, duke filluar vlefshmërinë e saj nga data 19.03.2020.

Më datë 20.03.2020, me vendimin nr. 47, ERE vendosi të miratojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 10.50 lekë/kWh për muajin shkurt.