Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 39, datë 17 mars 2020

Më datë 6.03.2020, me vendimin nr. 40, ERE vendosi të miratojë Rregulloren lidhur me kërkesat dhe procedurat për përcaktimin e Operatorit të Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike, si dhe rolet dhe përgjegjësitë e këtij të fundit dhe Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Energjisë në Tregun e Përbashkët.

Më datë 6.03.2020, me vendimin nr. 41, ERE vendosi të licencojë shoqërinë Kroi Mbret Energji sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et: Backa 1, Backa 2, Backa A, Backa B dhe Backa C, me kapacitet total 7320 kw, për një afat 28 vjet e 5 muaj, me kusht që përpara fillimit të operimit të veprimtarisë, shoqëria të depozitojë në ERE lejen e përdorimit të burimit ujor.

Më datë 6.03.2020, me vendimin nr. 42, ERE vendosi të licencojë shoqërinë Electral Batra HPP sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC Selita, HEC Frankthi dhe HEC Batra, me kapacitet total të instaluar 6338 kw, për një afat 30-vjeçar, duke i vendosur shoqërisë detyrimin për të përmbushur disa kushte përpara fillimit të operimit, mosplotësimi i të cilave përbën shkak për rishikimin e vendimit.

Më datë 6.03.2020, me vendimin nr. 43, ERE vendosi të pranojë kërkesën e shoqërisë Albgaz sh.a. për shtyrjen e afatit të vendimmarrjes për licencimin e shoqërisë në aktivitetin e operimit të hapësirave të depozitimit të gazit natyror deri në datën 1.7.2020.