Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 88, datë 17 maj 2020

Më datë 8.4.2020, me vendimin nr. 60, ERE vendosi të miratojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 9.56 lekë/kWh për muajin mars 2020.

Më datë 8.4.2020, me vendimin nr. 61, ERE vendosi të refuzojë kërkesën e shoqërisë NOA Energy Trade sh.p.k., për licencim në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike.

Më datë 8.4.2020, me vendimin nr. 62, ERE vendosi të licencojë shoqërinë Era Hydro sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC Strori, me kapacitet të instaluar 2000 kw, për një afat 30-vjeçar.

Më datë 8.4.2020, me vendimin nr. 63, ERE vendosi të licencojë shoqërinë GEGA-G sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC Prevalli, me kapacitet të instaluar 1750 kw, për një afat 30-vjeçar.

Më datë 8.4.2020, me vendimin nr. 64, ERE vendosi të licencojë shoqërinë GEGA-G sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 22.4.2020, me vendimin nr. 69, në vijim të kërkesës së shoqërisë GSA sh.p.k. mbi zgjatjen e afatit të përfundimit të procedurës së shqyrtimit të kërkesës për licencim në veprimtarinë e furnizimit të gazit natyror, ERE vendosi të zgjasë këtë afat me 90 ditë kalendarike, duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Më datë 22.4.2020, me vendimin nr. 70, në vijim të kërkesës së shoqërisë GSA sh.p.k. mbi zgjatjen e afatit të përfundimit të procedurës së shqyrtimit të kërkesës për licencim në veprimtarinë e tregtimit të gazit natyror, ERE vendosi të zgjasë këtë afat me 90 ditë kalendarike, duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Më datë 22.4.2020, me vendimin nr. 71, ERE vendosi të licencojë shoqërinë Kalisi Hydropower sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et Veleshica 1 dhe 2, me kapacitet total të instaluar 13917 kw, për një afat 30-vjeçar.

Më datë 22.4.2020, me vendimin nr. 72, ERE vendosi të rinovojë licencën e shoqërisë Green Energy Trading Albania sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 59/2015, për një afat 5- vjeçar, duke filluar nga data 24 prill 2020.

Më datë 22.4.2020, me vendimin nr. 73, ERE vendosi të miratojë kontratën tip, për shitblerjen e energjisë elektrike, ndërmjet shoqërisë së prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e së cilës kontrollohen plotësisht apo pjesërisht nga shteti, dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal sh.a., për furnizimin e klientëve fundorë.

Më datë 22.4.2020, me vendimin nr. 75, në vijim të kërkesës së shoqërisë Spahiu Gjanç sh.p.k. për dhënien e autorizimit nga ana e ERE-s për lënien peng të kuotave, ERE vendosi të autorizojë lënien peng në favor të Intesa San Paolo Bank sh.a. të kuotave të shoqërisë Spahiu Gjanç sh.p.k., të cilat zotërohen 100% nga shoqëria Hydro Invest sh.p.k.

Më datë 22.4.2020, me vendimin nr. 76, si pasojë e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ERE vendosi të shtyjë afatin për dorëzimin në ERE, nga ana e zyrtarit të pajtueshmërisë së OST sh.a., të raportit vjetor për përputhshmërinë e OST-së me Programin e pajtueshmërisë së operatorit të sistemit të transmetimit për energjinë elektrike. Ky raport vjetor, i cili duhej të dorëzohej brenda datës 31 mars, tashmë me vendimin e ERE-s do të duhet të dorëzohet nga zyrtari i pajtueshmërisë së OST-së jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Më datë 22.4.2020, me vendimin nr. 77, si pasojë e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ERE vendosi të shtyjë afatin për dorëzimin në ERE, nga ana e zyrtarit të përputhshmërisë së ALBGAZ sh.a., të raportit vjetor për përputhshmërinë e OST-së me programin e përputhshmërisë së operatorit të sistemit të transmetimit për gazin natyror. Për efekt të këtij vendimi, raporti vjetor i lartpërmendur do të duhet të dorëzohet jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.