Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 46, datë 4 prill 2018

 

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 45, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e “Rregullave për kushtet e shërbimit të furnizimit me energji elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit dhe kushtet kontraktore të furnizimit”. Gjithsesi, deri në hyrjen në fuqi të këtyre rregullave, furnizimi si mundësi e fundit do të kryhet në të njëjtat kushte me shërbimin universal të furnizimit për aq sa është e zbatueshme.

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 46, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e Programit të Pajtueshmërisë së OST sh.a.

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 47, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e Planit të Investimeve të shoqërisë OSHEE sh.a. për vitin 2018.

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 48, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e “Planit e zhvillimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike për periudhën 5-vjeçare (2018 – 2022)”.

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 49, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Favina 1” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Voskopojë”, me fuqi të instaluar 1970 kw.

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 50, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Smart Watt” sh.p.k. në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike.

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 51, ERE vendosi të miratojë kërkesën e shoqërisë “Power Elektrik Slabinje” sh.p.k. për lënien peng të aseteve në favor të “Raiffeisen Bank” sh.a. Këtij vendimi i bashkëlidhet lista e aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të lëna peng në favor të “Raffeisen Bank” sh.a., nga shoqëria “Power Elektrik Slabinje” sh.p.k.

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 52, ERE vendosi të fillojë procedurën për heqjen e licencës së shoqërisë “Erald Energjitik” sh.p.k., me nr. 162, seria PV11K, miratuar me vendimin e bordit të ERE-s nr. 91, datë 26.9.2011, për prodhimin e energjisë elektrike nga HEC-et “Shëmri” dhe “Mgullë”.

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 53, ERE vendosi të mos fillojë procedurën për shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë “Sonne” sh.p.k., për licencimin në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga Impianti Fotovoltaik Topojë, me fuqi të instaluar 1998 kw. Nëse shoqëria “Sonne” sh.p.k. paraqet aplikimin e ri në përputhje me pikën 6, të nenit 10 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, brenda 1 muaji nga marrja e këtij vendimi dokumentacioni i vlefshëm i paraqitur për aplikimin e mëparshëm do të konsiderohet i vlefshëm për aplikimin e ri.

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 54, ERE vendosi të mos fillojë procedurën për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë “AED Solar” sh.p.k., për licencim në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga Impianti Fotovoltaik Topojë, me fuqi të instaluar 1998 kw. Nëse shoqëria “AED Solar” paraqet aplikimin e ri në përputhje me pikën 6, të nenit 10 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, brenda 1 muaji nga marrja e këtij vendimi dokumentacioni i vlefshëm i paraqitur për aplikimin e mëparshëm do të konsiderohet i vlefshëm për aplikimin e ri.

Më datë 9.3.2018, me vendimin nr. 56, ERE vendosi të fillojë procedurën për shqyrtimin dhe miratimin e kontratës tip për shitblerjen e sasisë së tepërt të energjisë elektrike që rezulton pas përmbushjes së kërkesës së klientëve që përfitojnë nga shërbimi universal, me qëllim mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, për periudhën kohore 1.1.2018–31.12.2018.

Më datë 9.3.2018, me vendimin nr. 57, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e draftkontratës tip për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet shoqërisë së prodhimit të energjisë elektrike/KESH sh.a., aksionet e së cilës kontrollohen plotësisht ose pjesërisht nga shteti dhe furnizuesit të shërbimit universal/OSHEE sh.a., për periudhën 1.1.2018–31.12.2018.

Më datë 12.3.2018, me vendimin nr. 58, ERE vendosi të licencojë shoqërinë “Wind Power Albania” sh.p.k. në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.