Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 92, datë 20 maj 2020

Më datë 4.5.2020, me vendimin nr. 80, ERE vendosi të rinovojë licencën e shoqërisë Alpiq Energy Albania sh.p.k., në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 73/2015, për një afat 5-vjeçar, duke filluar vlefshmërinë nga data 14 maj 2020.

Më datë 4.5.2020, me vendimin nr. 81, ERE vendosi të rinovojë licencën e shoqërisë Alpiq Energy Albania sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 72/2015, për një afat 5-vjeçar, duke filluar vlefshmërinë nga data 14 maj 2020.

Më datë 4.5.2020, me vendimin nr. 82, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë PowerComm sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5- vjeçar.

Më datë 4.5.2020, me vendimin nr. 83, ERE vendosi të shtyjë me 2 muaj pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore afatin e kryerjes së monitorimeve pranë shoqërive të licencuara në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centralet eolike.