Vendime të Entit Rregullator të Energjisë
Fletorja Zyrtare nr. 94, datë 25 maj 2020
Më datë 12.5.2020, me vendimin nr. 84, ERE vendosi të miratojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 9.5 lekë/kWh, për muajin prill 2020.
Më datë 12.5.2020, me vendimin nr. 85, ERE vendosi të miratojë “Kriteret për të vendosur derogime për modulet gjeneruese të energjisë elektrike”.
Më datë 12.5.2020, me vendimin nr. 86, ERE vendosi të refuzojë kërkesën e shoqërisë Solaris Power sh.p.k., për licencim në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.