Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 101, datë 2 qershor 2020

Më datë 19.5.2020, me vendimin nr. 87, në vijim të kërkesës së shoqërisë Favina 1 sh.p.k. për një ndryshim në licencën, e miratuar me vendimin e ERE-s nr. 83/2018, për prodhimin e energjisë elektrike nga HEC Voskopojë, ndryshim i cili konsiston në rritjen e kapacitetit të instaluar nga 1970 kw në 2400 kw, ERE vendosi të fillojë procedurën për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Më datë 19.5.2020, me vendimin nr. 88, ERE vendosi të fillojë procedurën për kualifikimin e impiantit dhe për pajisjen me “Certifikatë të garancisë së origjinës” për impiantin e prodhimit të energjisë elektrike HEC Banjë, të shoqërisë Devoll Hydropower sh.a.