Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 114, datë 17 qershor 2020

Më datë 2.6.2020, me vendimin nr. 91, në vijim të kërkesës së shoqërisë Favina 1 sh.p.k. për t’u tërhequr nga procedura administrative e filluar për modifikimin e licencës së miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 83/2018 mbi licencimin e shoqërisë Favina 1 sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC Voskopojë, me kapacitet të istaluar 1970 kw, ERE vendosi të përfundojë procedurën administrative të filluar më herët.

Më datë 2.6.2020, me vendimin nr. 92, ERE vendosi të licencojë shoqërinë PowerComm sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.