Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 157, datë 3 shtator 2020

Më datë 10.8.2020, me vendimin nr. 130, ERE vendosi të miratojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 9.5 lekë/kWh për muajin korrik 2020.

Më datë 10.8.2020, me vendimin nr. 131, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e rregullores për përcaktimin e kritereve të vlerësimit dhe të përzgjedhjes së furnizuesit të mundësisë së fundit në sektorin e energjisë elektrike.

Më datë 10.8.2020, me vendimin nr. 132, ERE vendosi të kualifikojë impiantin e prodhimit të energjisë elektrike “HEC Banjë” të shoqërisë Devoll Hydropower sh.a., si dhe ta pajisë atë me certifikatën e garancisë së origjinës për një afat 12-mujor.

Më datë 10.8.2020, me vendimin nr. 134, ERE vendosi të fillojë procedurën për rinovimin e licencës nr. 306 (seria FK15) të shoqërisë Lengarica & Energy sh.p.k., në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 105/2015, për një afat 5-vjeçar.