Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 176, datë 5 tetor 2020

Më datë 10.9.2020, me vendimin nr. 149, ERE vendosi të miratojë Programin e Përputhshmërisë Rregullatore, paraqitur nga TAP-AG në bazë të Opinionit të Përbashkët Përfundimtar të Rregullatorëve të Energjisë në kuadër të procedurës së përjashtimit për gazsjellësin TAP.

Më datë 18.9.2020, me vendimin nr. 151, ERE vendosi të shtyjë me 30 (tridhjetë) ditë kalendarike afatin e vendimarrjes së ERE-s mbi kërkesën e shoqërisë Lengarica & Energy sh.p.k., për rinovimin e licencës në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike.

Më datë 18.9.2020, me vendimin nr. 152, ERE vendosi të shtyjë me 30 (tridhjetë) ditë kalendarike afatin e vendimarrjes finale për licencimin e shoqërisë MobiGas Alba sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të gazit natyror (shitje me shumicë), për një afat 10-vjeçar.

Më datë 18.9.2020, me vendimin nr. 153, ERE vendosi të miratojë kërkesën e shoqërisë M.T.C. Energy sh.p.k, për barrësimin dhe hipotekimin e aseteve fikse dhe që i shërbejnë veprimtarisë së licencuar të shoqërisë së lartpërmendur në HEC Radovë, në favor të Alpha Bank sh.a., në zbatim të kontratës së huasë me këtë të fundit.

Më datë 18.9.2020, me vendimin nr. 154, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë IDI 2005 sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC Kamican, me kapacitet të instaluar 1860 kv, për një afat 30-vjeçar.