Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 171, datë 25 shtator 2020

Më datë 10.9.2020, me vendimin nr. 146, ERE vendosi të licencojë shoqërinë Seka Hydropower sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Sekë” dhe “Zais”, me kapacitet total 14962 kv, për një afat 28-vjeçar.

Më datë 10.9.2020, me vendimin nr. 147, ERE vendosi të miratojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 9.71 lekë/kvo, për muajin gusht 2020.

Më datë 10.9.2020, me vendimin nr. 148, ERE vendosi të fillojë procedurën për shqyrtimin dhe miratimin e rregullores mbi procedurat për dhënien e së drejtës së përjashtimit për infrastrukturën e re të gazit natyror.