Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 42, datë 28 mars 2018

 

Më datë 15.3.2018, me vendimin nr. 59, ERE vendosi të miratojë kërkesën e OST sh.a. për shtyrjen e afatit të zbatimit të pikës 2, të vendimit të ERE-s nr. 43, datë 15.3.2017, “Mbi miratimin përfundimtar të certifikimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike”. OST sh.a., në përputhje me nenin 54, pika 6, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe nenin 9, pika 6, të Direktivës 72/2009 EC, mbas marrjes së opinionit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, deri në datën 15.3.2019.

 

Më datë 15.3.2018, me vendimin nr. 60, ERE vendosi të licencojë shoqërinë “Lucente Koncesionare” sh.p.k. në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-i “Spatharë”, me fuqi të instaluar 1038 kw, për një afat 30-vjeçar (tridhjetëvjeçar).