Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 195, datë 11 nëntor 2020

Më datë 22.10.2020, me vendimin nr. 164, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e “Rregullave për monitorimin e tregut të gazit natyror në Shqipëri”.

Më datë 22.10.2020, me vendimin nr. 165, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e “Kodit të matjes së gazit natyror”.

Më datë 22.10.2020, me vendimin nr. 1656, ERE vendosi të miratojë kushtet e përgjithshme të kontratës tip të furnizimit me gaz natyror për klientët fundorë, që përfitojnë nga shërbimi publik i furnizimit.

Më datë 22.10.2020, me vendimin nr. 167, ERE vendosi të zgjatë procedurën administrative për shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë “Koka & Ergi Energji Stavec” sh.p.k., për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, deri në datë 9 nëntor 2020.