Vendime të Entit Rregullator të Energjisë
Fletorja Zyrtare nr. 191, datë 3 nëntor 2020
Më datë 7.10.2020, me vendimin nr. 155, ERE vendosi të licencojë shoqërinë MATEO & CO sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC Murasi, me kapacitet prodhues 2000 kw, në lumin e Cemit të Selcës, në qarkun Shkodër, për një afat 30-vjeçar.
Më datë 7.10.2020, me vendimin nr. 156, ERE vendosi të miratojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike, të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, prej 11.75 lekë/kwh për muajin shtator 2020.
Më datë 7.10.2020, me vendimin nr. 157, ERE vendosi të rinovojë licencën e shoqërisë YLLIAD sh.p.k., në veprimtarinë e energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 97/2015, për një afat 5-vjeçar, duke filluar ky afat nga data 29 korrik 2020.
Më datë 20.10.2020, me vendimin nr. 158, ERE vendosi të shtyjë me 30 ditë vendimmarrjen e saj për dhënien e autorizimit për barrësimin e 100% të aksioneve të shoqërisë WENERG sh.a., në favor të Bankës OTP ALBANIA sh.a.
Më datë 20.10.2020, me vendimin nr. 159, ERE vendosi të fillojë procedurën për shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë WENERG sh.a., për barrësim të aseteve në favor të OTP ALBANIA sh.a., për efekt të ristrukturimit të kredisë, për fondet e përdorura me qëllim financimin e ndërtimit të HEC Dardha 1.
Më datë 20.10.2020, me vendimin nr. 160, ERE vendosi të mos fillojë procedurën për rinovimin e licencës së shoqërisë Energija DOO Veternik sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 140/2015.
Më datë 20.10.2020, me vendimin nr. 161, ERE vendosi të mos fillojë procedurën për rinovimin e licencës së shoqërisë Energija DOO Veternik sh.p.k., në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 141/2015.
Më datë 20.10.2020, me vendimin nr. 162, ERE vendosi të miratojë Rregulloren mbi procedurat e njoftimit dhe konsultimit publik të akteve të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë.