Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 210, datë 2 dhjetor 2020

Më datë 6.11.2020, me vendimin nr. 180, ERE vendosi të zgjasë me 10 ditë afatin procedural të shqyrtimit të kërkesës së shoqërisë IDI 2005 sh.p.k. për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC Kamiçan, me kapacitet të instaluar 1860 kw, për një afat 30-vjeçar.

Më datë 6.11.2020, me vendimin nr. 181, ERE vendosi të fillojë procedurën për rinovimin e licencës së shoqërisë GSA sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 159/2015, për një afat 5-vjeçar, duke filluar nga data 23 qershor 2021.

Më datë 6.11.2020, me vendimin nr. 182, ERE vendosi të miratojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike, të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, prej 11.10 lek/kwh, për muajin tetor 2020.

Më datë 13.11.2020, me vendimin nr. 183, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë Greentech Energy Systems sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 13.11.2020, me vendimin nr. 184, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë Greentech Energy Systems sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC Pishat, me kapacitet të instaluar 1991 kw, për një afat 30-vjeçar.

Më datë 13.11.2020, me vendimin nr. 185, ERE vendosi të miratojë derogimin e kërkuar nga shoqëria Hec Arsti sh.p.k., në kushtet e parashikuara në këtë vendim, për një periudhë 24-mujore.

Më datë 16.11.2020, me vendimin nr. 186, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë Hec Zall Xhuxhë sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 16.11.2020, me vendimin nr. 187, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë Hec Zallë Xhuxhë sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC Zall Xhuxhë 1 dhe HEC Zall Xhuxhë 2, me kapacitet total të instaluar 4 741 kw.

Më datë 16.11.2020, me vendimin nr. 188, ERE vendosi të licencojë shoqërinë IDI 2005 sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Hec Kamiçan, me kapacitet të instaluar 1 860 kw, për një afat 30-vjeçar.