Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 64, datë 4 maj 2018

Më datë 6.4.2018, me vendimin nr. 77, ERE vendosi të miratojë marrëveshjen për sigurimin e shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike, nënshkruar midis shoqërisë OSHEE sh.a. dhe shoqërisë GSA sh.p.k.

Më datë 6.4.2018, me vendimin nr. 78, ERE vendosi të miratojë marrëveshjen për sigurimin e shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike, nënshkruar midis shoqërisë OSHEE sh.a. dhe shoqërisë “Albanian Energy Supplier” sh.p.k.

Më datë 6.4.2018, me vendimin nr. 79, ERE vendosi të miratojë marrëveshjen për sigurimin e shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike, nënshkruar midis shoqërisë OSHEE sh.a. dhe shoqërisë “NOA Energy Trade” sh.p.k.

Më datë 6.4.2018, me vendimin nr. 80, ERE vendosi të miratojë “Rregullat operacionale për furnizuesin e mundësisë së fundit të gazit natyror”, të cilat i bashkëlidhen këtij vendimi.

Këto rregulla kanë për qëllim të përcaktojnë mënyrën e operimit nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit në lidhje me përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në ligj për veprimet që do të ndiqen, me qëllim sigurimin e shërbimit nga furnizuesi i mundësisë së fundit, si dhe kushtet kontraktore për shërbimin e furnizimit me gaz natyror, nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.

Më datë 6.4.2018, me vendimin nr. 81, ERE vendosi të miratojë rregullat për sigurimin e aksesit të palëve të treta në sistemin e transmetimit dhe transparencën në sektorin e gazit natyror. Për të garantuar aksesin e palëve të treta dhe funksionimin e tregut në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, ky akt përcakton rregullat që kanë të bëjnë me publikimin e të dhënave në sektorin e gazit natyror, të cilat duhet të jenë të disponueshme për të gjithë pjesëmarrësit e tregut të gazit natyror.

Më datë 6.4.2018, me vendimin nr. 82, ERE vendosi mbi heqjen e licencës së shoqërisë “Erald Energjitik” sh.p.k. për prodhimin e energjisë elektrike nga HEC-et “Shëmri” dhe “Mgullë”.

Më datë 6.4.2018, me vendimin nr. 83, ERE vendosi të licencojë shoqërinë “Favina 1” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Voskopojë”, me fuqi të instaluar 1970 kw, për një afat 30-vjeçar (tridhjetëvjeçar).