Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 93, datë 22 qershor 2018

Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 130, ERE vendosi të fillojë procedurën për të shqyrtuar aplikimin për licencim të shoqërisë “Furnizuesi i Tregut të Lirë” sh.a. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.

Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 129, ERE vendosi të miratojë një Kod rrjeti, i cili përcakton kërkesat që duhet të zbatohen për lidhjen me rrjetin e objekteve që gjenerojnë energji elektrike. Kodi i lartpërmendur përmban një sërë rregullash, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, që garantojnë funksionimin e duhur të tregut të brendshëm të energjisë elektrike.