Vendime të Entit Rregullator të Energjisë
Fletorja Zyrtare nr. 89, datë 19 qershor 2018
Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 126, ERE vendosi të licencojë shoqërinë “Wind Power Albania” sh.p.k., në aktivitetin e furnizimit të energjisë elektrike për një afat 5-vjeçar.
Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 125, ERE vendosi të licencojë shoqërinë “AED SOLAR” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga Centrali Fotovoltaik Topojë për një afat 20- vjeçar.
Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 124, ERE vendosi të mos fillojë procedurën për modifikimin e licencës së shoqërisë “Gavran Energy” sh.p.k. për prodhimin të energjisë elektrike nga HEC-et “Gavran 1” dhe “Gavran”, pasi aplikimi i shoqërisë së lartpërmendur nuk plotësonte kërkesat e parashikuara nga ERE në Rregulloren për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike.
Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 123, ERE vendosi të fillojë procedurën për transferimin e licencës së Operimit në Sistemin e Shpërndarjes së energjisë elektrike, të shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. te shoqëria Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sh.a.
Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 122, ERE vendosi të fillojë procedurën për transferimin e licencës së Furnizimit të Shërbimit Universal të energjisë elektrike, të shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. te shoqëria Furnizuesi i Shërbimit Universal sh.a.
Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 121, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e Planit 10-vjeçar të zhvillimit të rrjetit të shoqërisë ALBGAZ sh.a.
Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 120, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e Planit të investimeve të shoqërisë ALBGAZ sh.a. për vitin 2018.
Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 119, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “BLAÇ Energy” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “BLAÇ”, për një afat 30-vjeçar.
Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 118, ERE vendosi të licencojë shoqërinë “SONNE” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga Centrali Fotovoltaik, Topojë, për një afat 20-vjeçar.