Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 108, datë 24 korrik 2018

Më datë 3.7.2018, me vendimin nr. 151, ERE vendosi të licencojë shoqërinë “Domi TEC” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Plepi”, për një afat 30-vjeçar.

Më datë 3.7.2018, me vendimin nr. 152, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Renergy Trading Group” sh.p.k. në aktivitetin e Tregtimit të Energjisë Elektrike.

Më datë 3.7.2018, me vendimin nr. 153, ERE vendosi të fillojë procedurën për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë “Uradrin” sh.p.k. për licencim në veprimtarinë e Tregtimit të Energjisë Elektrike.

Më datë 3.7.2018, me vendimin nr. 154, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Oberald Energjitik” sh.p.k. në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike, nga hidrocentralet “Kryezi 3”, “Kryezi 4” dhe “Kryezi 5,  për një afat 30-vjeçar.

Më datë 3.7.2018, me vendimin nr. 155, ERE pas marrjes së propozimit të përbashkët prej të gjithë Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit për një metodologji të modelit të përbashkët të rrjetit dhe për krijimin e një udhëzuesi mbi alokimin e kapaciteteve në avancë, vendosi të fillojë procedurën për miratimin e tij.

Më datë 9.7.2018, me vendimin nr. 156, ERE vendosi të pranojë kërkesën e shoqërisë “EFT Albania” sh.p.k., për heqjen e licencës së veprimtarisë së tregtimit me energji elektrike.

Më datë 9.7.2018, me vendimin nr. 157, ERE vendosi të licencojë shoqërinë “Blac Energy” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Blac”, për një afat 30-vjeçar.

Më datë 9.7.2018, me vendimin nr. 158, ERE vendosi të licencojë shoqërinë “DON–UCD” sh.p.k. në veprimtarinë e Tregtimit të Energjisë Elektrike, për një afat 5-vjeçar.