Vendime të Entit Rregullator të Energjisë në lidhje me sektorët e energjisë elektrike dhe gazit natyror

Fletorja Zyrtare nr.17, datë 6 shkurt 2017

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, në mbledhjen e tij të datës 19.1.2017, vendosi:

Së pari me vendimin nr. 5, fillimin e procedurës për shqyrtimin dhe miratimin e disa ndryshimeve në vendimet nr. 140, datë 22.11.2013 dhe nr. 61, datë 7.7.2014, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, mbi “Rregullat për alokimin e kapaciteteve të interkonjeksioneve”.

Së dyti me vendimin nr. 6, fillimin e procedurave për shqyrtimin dhe miratimin e draftrregullores “Për procedurat e heqjes së licencave në sektorin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror”.

Së treti me vendimin nr. 8, fillimin e procedurave për shqyrtimin dhe miratimin e udhëzimit mbi “Kriteret për përcaktimin e aksesit në hapësirat e depozitimit të gazit natyror”.

Më tej me vendimin nr. 16, të miratojë pagesat e rregullimit për vitin 2016 për të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike.

Së fundi me vendimin nr. 17, fillimin e procedurës për miratimin e “draftmetodologjisë së llogaritjes së tarifave të Shoqërisë së Prodhimit të Energjisë Elektrike, aksionet e së cilës zotërohen plotësisht ose pjesërisht nga shteti dhe të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik.

Me anë të këtij vendimi, Bordi i ERE-së ngarkon Drejtorinë Juridike dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë subjektet e interesuara për vendimin nr.5, no.6 dhe no.8, gjithashtu dhe Drejtorinë e Administrim Financës dhe Burimeve Njerëzore përkatësisht për vendimet no.16 dhe no.17 të saj.