Vendime të Entit Rregullator të Energjisë në lidhje me tregun e energjisë elektrike

Fletorja Zyrtare nr.17, datë 6 shkurt 2017

Më datë 19.1.2017 Enti Rregullator i Energjisë miratoi disa vendime per fillimin e procedurave në lidhje me tregun e energjisë elektrike.

Së pari, ERE mbasi shqyrtoi relacionin e drejtorive teknike në lidhje me fillimin e procedurës për miratimin e “Rregullave të tregut shqiptar të energjisë elektrike” dhe “Marrëveshjes për pjesëmarrjen në bursën e organizuar të energjisë elektrike”, miratoi vendimin nr. 1 nëpërmjet të cilit fillon procedurën për shqyrtimin dhe miratimin e rregullavetë Tregut Shqiptar të Energjisë Elektrike.

Së dyti, ERE miratoi vendimin nr. 2 përmes të cilit vendosi të fillojë procedurat për shqyrtimin dhe miratimin e draftmarrëveshjes për pjesëmarrjen në tregun e energjisë elektrike.

Me vendimin nr.3 ERE vendos të fillojë procedurat për shqyrtimin dhe miratimin e draftrregullores për garancitë financiare të pjesëmarrësve për regjistrimin në tregun e energjisë elektrike.

Në vijim, ERE miraton dhe vendimin nr. 4 sipas të cilit vendos të fillojë procedurat për shqyrtimin dhe miratimin e draftrregullores për procedurën e regjistrimit në tregun e energjisë elektrike.

Së fundi, me vendimin nr.7 të së njëjtës date ERE miraton disa ndryshime në ‘’Rregullat e përkohshme të tregut shqiptar të energjisë elektrike’’ ku e rëndësishme është të përmendet se ERE do të miratojë çmimet e rregulluara për njësitë e gjenerimit të ngarkuara me detyrimin e shërbimit publik deri në krijimin e tregut të balancimit ose kur parashikohet ndryshe nga aktet e tjera të ERE.

Për gjithë sa më sipër, ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë palët e interesuara për vendimet e Bordit të ERE-s.