Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr.42, datë 7 mars 2017

Më datë 15.2.2017, ERE miratoi vendimin nr.22 “Mbi fillimin e procedurave për miratimin e kontratës tip për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet shoqërisë së prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e të cilës kontrollohen plotësisht ose pjesërisht nga shteti dhe furnizuesit të shërbimit universal për periudhën kohore 1.1.2017-31.12.2017” sipas të cilit ERE vendos fillimin e procedurave për miratimin e kontratës për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet shoqërisë së prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e së cilës kontrollohen plotësisht ose pjesërisht nga shteti/KESH sh.a. dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal/OSHEE sh.a., sipas draftit të miratuar me vendimin e Bordit të ERE nr. 144, datë 25.8.2016, për periudhën njëvjeçare, 1.1.2017 – 31.12.2017.

Më datë 15.2.2017, ERE miratoi vendimin nr.23 “Mbi miratimin e marrëveshjes së shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike ndërmjet OST sh.a. dhe furnizuesit të energjisë elektrike përmes të cilit miraton marrëveshjen e shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike ndërmjet OST sh.a. dhe furnizuesit të energjisë elektrike.

Bashkëngjitur vendimit të mësipërm jepet një kontratë tip e shërbimit të transmetimit ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Furnizuesit.

Po në të njëjtën datë, ERE miratoi vendimin nr.24 “Mbi miratimin e marrëveshjes së shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike ndërmjet OSHEE sh.a. dhe Furnizuesit të energjisë elektrike” përmes të cilës miraton marrëveshjen e shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike ndërmjet OSHEE sh.a. dhe furnizuesit të energjisë elektrike.

Gjithashtu, ERE miratoi vendimin nr.25 “Mbi fillimin e procedurave për shqyrtimin e disa ndryshimeve në vendimin e ERE-s nr. 103 datë 23.6.2016 “Mbi miratimin e rregullores për procedurat e blerjes së energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetet e shpërndarjes dhe të transmetimit dhe për blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike për të siguruar përmbushjen e detyrimeve të shërbimit publik”” përmes të cilit vendosi miratimin e një ndryshimi në pikën 2 të vendimit të bordit të ERE-s nr.169, datë 31.10.2016, i cili përcakton se rregullorja për procedurat e blerjes së energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetet e shpërndarjes dhe të transmetimit dhe për blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike për të siguruar përmbushjen e detyrimeve të shërbimit publik, hyn në fuqi brenda datës 30.4.2017.

ERE miratoi dhe vendimet nr.26 “Mbi fillimin e procedurave për shqyrtimin dhe miratimin e kontratës për ofrimin e shërbimeve të zyrtarit të përputhshmërisë” dhe vendimin nr.27 “Mbi fillimin e procedurave për shqyrtimin dhe miratimin e programit të përputhshmërisë rregullatore” përmes të cilave përkatësisht fillon procedurat për shqyrtimin dhe miratimin e Kontratës për Ofrimin e Shërbimeve të Zyrtarit të Përputhshmërisë dhe fillon procedurat për shqyrtimin dhe miratimin e “Programit të Përputhshmërisë Rregullatore” (RCP).

Me vendimin e datës 20.2.2017, nr.31 “Mbi fillimin e procedurave për përcaktimin e tarifës së shoqërisë së prodhimit të energjisë elektrike aksionet e së cilës zotërohen plotësisht ose pjesërisht nga shteti dhe të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik KESH sh.a.për periudhën 1 prill 2017 – 31 dhjetor 2017”, ERE vendosi të fillojë procedurat për përcaktimin e tarifës së shoqërisë së prodhimit të energjisë elektrike aksionet e së cilës zotërohen plotësisht ose pjesërisht nga shteti dhe të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik për periudhën 1 prill 2017 – 31 dhjetor 2017, duke ngarkuar Drejtorinë e Tarifave dhe Çmimeve, të njoftojë palët e interesuara për vendimin e bordit të ERE-s.

Së fundi, më 20.2.2017 ERE miratoi vendimin nr.32 “Mbi fillimin e procedurave për përcaktimin e cmimeve të shitjes me pakicë të energjisë elektrike për klientët fundorë që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal për periudhën 1 prill 2017 – 31 dhjetor 2017”. Me këtë vendim, ERE vendos të fillojë procedurat për përcaktimin e çmimeve të shitjes me pakicë të energjisë elektrike për klientët fundorë që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal për periudhën 1 prill 2017 – 31 dhjetor 2017, duke ngarkuar sërish Drejtorinë e Tarifave dhe Cmimeve për të njoftuar palët e interesuara për vendimin e bordit të ERE-s.